
Kompania sllovene CETIS në një përgjigje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri tha se e ka të pamundur të dorëzojë fletën e votimit brenda datës 12-22 prillit.
Kompania u kontaktua nga KQZ për printimin e fletës së votimit.
Në letrën e kompanisë për KQZ thuhet se “ka disa limite sa i përket procesit që ata kryejnë, dhe tashmë ata janë informuar edhe për problemet që mund të sjellë një fletë e re votimi”.
Procesi i printimit të 3.6 milionë fletë votimeve merr afërsisht 14 ditë,tha kompania, por me përmasat e reja kërkon 20 ditë, plus 2 për t’ia dorëzuar KQZ-së numrin total.
Për fletën e votimit në Tiranë, kompania tha se duhet 2-3 javë.
