Komunitetet fetare vazhdojnë të kenë probleme me legalizmin dhe kthimin e pronave të tyre nga qeveria. Ky është përfundimi i raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit për “Lirinë e Besimit”, 2020.
Gjetjet kryesore të raportit janë:
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë raportoi se qeveria nuk i ak dhënë fonde , pavarësisht kërkesës së tyre për mbështetje financiare.
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë raportoi vështirësi në marrjen e një leje ndërtimi për një vend besimi dhe probleme me tarifat e bashkisë.
Komuniteti mysliman raportoi se qeveria nuk i ka dhënë leje për ndërtimin e një kampusi për Universitetit fetar Beder, në vitin 2018.
Komuniteti Bektashi raportoi se Avokati i Popullit padrejtësisht ndryshoi pronësinë e një prone të tyre në Ksamil. Ata ndodhen në gjyq që prej vitit 2015.
Korrupsioni, dhe mungesa e kuadrit ligjor për pronat ka ndaluar të drejtën e komuniteteve fetare për të kërkuar pronat e tyre.
Komunitett besimatre shprehën në përgjithësi shqetësimet e tyre në lidhje me punën e Hipotekës, përlegalizmin dhe marrjen e pronësisë.