Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë bën apel për pjesëmarrje në votime

Nga Exit News
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë bën apel për pjesëmarrje në votime

Ipeshkvijtë e Kishës katolike tё Shqipërisë, përmes një deklaratë të enjten, të publikuar nga Vatikani, kërkuan garantimin e votimeve të ndershme dhe transparente, në të cilat duhet tё respektohet çdo votë e çdo votues, ashtu sikurse edhe rezultati final.

Sipas Doktrinës Shoqërore të Kishësështë një detyrë dhe një e drejtë e çdo qytetari për ta ushtruar sipas ligjeve në fuqi dhe me liri të plotë. Prandaj, pjesëmarrja në votime, është një detyrim moral pavarësisht preferencave që secili do të shprehë,” shkruan deklatata.

Disa nga shqetësimet e ngritura nga Ipeshkvët ishin pandemia, reforma në drejtësi, pёrforcimi i institucioneve, korrupsioni, emigrimi, arsimimi, si dhe shitblerja e votës.

Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vetdhe atë të familjes, si dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari. Po ashtu, kush e blen votën me para, duke përfituar nga varfëria e votuesve, nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon që të votohet,” shprehet Konferenca Ipeshkvore.

Po ashtu në deklaratë thuhet se nuk është e vendit të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë.

Integriteti moral duhet të jetë një conditio sine qua non, që zgjedhësi të mund të zgjedhë në liri dhe në qetësi,” shkruhet në deklatatë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>