Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Gërdecit, Ridvan Hado

Nga Exit News
Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Gërdecit, Ridvan Hado

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të mërkurën në detyrë kryetarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ridvan Hado, pavarësisht disa dyshimeve në lidhje me pasurinë.

Vendimi për Hadon u mor nga komisionerët Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Brunilda Bekteshi.

Ridvan Hado ka qenë gjykatësi kryesues i çështjes Gërdeci.

Gjatë hetimit të pasurisë, trupa gjykuese ngriti pikëpyetje për “marrëdhënie interesi” me kompaninë ndërtuese të apartamentit ku banon gjyqtari dhe theksoi faktin se apartamenti mund të jetë blerë nën çmimin e references.

Po gjyqtari dorëzoi kontrata të tjera blerjeje nga fqinjët me çmime të ngjashme dhe pohois se nuk kishte gjykuar asnjëherë çështje që kishin palë kompaninë në fjalë apo ortakët e saj.

Tjetër problem me pasurinë e gjyqtarit ishte mosdeklarimi i pakësimit të kursimeve në para në dorë në mars 2015 dhe hapja me to e një depozite bankare prej 2,4 milionë lekë.

Gjyatari tha se kishte pakësuar gjendjen e parave në shtëpi, duke i depozituar ato në bankë, për të qenë në respekt me ligjin, i cili nuk lejon mbajtjen e më shumë se 1,5 milionë lekëve jashtë banke.

Lidhur me pastërtinë e figurës, DSIK nuk gjeti probleme. Ndërsa për aftësitë profesionale, ONM theksoi se gjatë kohës kur Hado ka punuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka votuar pro dhënies së lejes prindërore për një tjetër gjyqtar, Gjin Gjonin.

Hado u justifikua duke thënë se Gjoni ‘i plotësonte kushtet për të përfituar lejen prindërore.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>