Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten gjyqtaren e Tiranës, Migena Laska.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.
KPK nuk gjeti asnjë problem në të treja kriteret e rivlerësimit. Gjyqtarja u pyet për shitjen e një apartamenti dhe kursimet cash për një vit të deklarimit.
Nga analiza financiare e përgjithshme e kryer nga Komisioni gjyqtarja rezultoi me balancë negative në shumën totale 327 mijë lekë. KPK gjeti se balanca negative është e shpërndarë në tre vite dhe se është kundërshtuar nga subjekti, e cila ka pretenduar se ka pasur më pak shpenzime.