Konfirmohet në detyrë prokurorja e Lushnjes, Natasha Prifti

Konfirmohet në detyrë prokurorja e Lushnjes, Natasha Prifti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të premten prokuroren e Lushnjes Natasha Prifti. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja.

KPK nuk gjeti probleme me pasurinë e prokurores. Ajo nuk zotëronte asnjë pasuri të paluajtshme dhe hetimi u krye mbi të ardhurat e bashkëshortit.

KPK gjeti një bilanc negativ prej 3.2 milion lekësh, por gjatë seancës dëgjimore ky bilanc erdhi prej mënyrës së ndryshme të llogaritjes së marzhit të fitimit të biznesit të bashkëshortit.

KPK kishte llogaritur një marzh fitimi 19 për qind, Prifti pretendoi për një marzh prej 25 për qind.

DSIK kishte hartoi dy raporte për prokuroren. Një në vitin 2017 e quante të papërshtatshme prokuroren ndërsa ky I fundit e konsideronte të përshtatshme. KPK nuk gjeti probleme me figurën e prokurores Prifti.

Edhe në lidhje me profesionalietin, prokurorja u vlerësua pozitivisht.

Natasha Prifti (Shallapi) përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Fier u emërua prokurore në Prokurorinë e Gjirokastrës. Prej vitit 2012, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Lushnje

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>