
Në një fermë në fshatin Barbullush, të Shkodrës u identifikua një rast i gripit të shpendëvë. 130 shpendët e fermës u asgjësuan dhe u bë dezinfektimi i ambjenteve.
Veterineri Mark Preçi u shpreh për News24 se nuk “çdo fermer, duhet te jetë i pajisur me 2 certifikata, të vaksinimit dhe atë të sigurisë”, para shitjes së shpendëve.
Ky virus përhapet edhe tek njeriu përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë, sqaroi veterineri.
Rastet e para me këtë grip u identifikuan në qershor 2021. Qeveria bllokoi importet e shpendëve nga vendet perreth.