Konfirmohet rasti i parë i infektimit me dy variante të COVID-19

Konfirmohet rasti i parë i infektimit me dy variante të COVID-19

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se është e mundur të infektohesh me dy variante të COVID-19 pas rastit të një 90-vjeçareje e cila rezultoi e prekur nga varianti britanik dhe i Afrikës së Jugut, raporton BBC.

Gruaja ndërroi jetë në mars 2021 ndërsa mjekët dyshojnë se ajo është infektuar nga dy njerëz të ndryshëm.

Rasti i saj po diskutohet në Kongresin Evropian të këtij viti mbi Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive.

Në janar 2021, shkencëtarët në Brazil raportuan se dy njerëz ishin infektuar njëkohësisht me dy lloje të koronavirusit.

Ndërkohë, studiuesit nga Portugalia, kohët e fundit trajtuan një 17-vjeçar i cili dukej se kishte kapur një variant i Covid ndërsa ishte ende duke u rikuperuar nga një variant para-ekzistues i Covid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>