Konflikti në Velipojë, Ademi fajëson qeverinë për mos ndarjen në kohë të stacioneve të plazhit

Nga Exit News
Konflikti në Velipojë, Ademi fajëson qeverinë për mos ndarjen në kohë të stacioneve të plazhit

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka fajësuar mos ndarjen e stacioneve të plazhit në bregdet nga qeveria për masakrën e ndodhur, të dielën në Velipojë.

“Humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjensia Kombëtare e Bregdetit që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë, do të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit”, shkroi Ademi në Facebok.

Ajo, gjithashtu u shpreh se konflikti mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte vepruar që kur ka marrë dijeni për konfliktin:

“Konflikti i armatosur në mes të Velipojës, një zonë turistike dhe në mes të sezonit, mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia […] do të kishin vepruar përpara sapo janë njoftuar gjatë ditëve të fundit për konflikt të mundshëm”.

Ademi kërkoi praninë e policisë në territory për të shmangur të tilla konflikte.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>