Përfaqësuesi Eliot Engel, kryetari i Komisioni të Çështjeve të Jashtme të Kongresit Amerikan i bëri thirrje palëve të marrin masa për të mundësuar votën e emigrantëve atje ku jetojnë, për zgjedhjet e 2021.
“Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha zërat dhe të pranojë masa shtesë në të ardhmen e afërt të cilat duhet të përfshijnë listat e hapura dhe sigurimin e votës së shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve të tjerë dhe të gjithë diasporës në zgjedhjet e 2021, në vendin e tyre të rezidencës”, shkruan Engel në një deklaratë për shtyp.
Ai e përshëndeti marrëveshjen zgjedhore duke theksuar se ajo “përmban disa hapa të rëndësishëm përpara. Ajo përfshin depolitizimin e adminsitratës zgjedhore, përhapjen e transparencës. Dhe forcimi i pavarësisë së punonjësve zgjedhor. Më e rëndësishmja, ajo do t’i mundësojë Shqipërisë të nisë procesin e hapjes së bisedimeve me BE dhe duhet të miratohet”.
Kongresmeni amerikan i bëri thrrje “miqve të tij në Shqipëri të vazhdojnë të punojnë në reformën zgjedhore në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me rrënjë të qëndrueshme dhe me bazë të gjërë.”