
Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se konsullata shqiptare do të qëndrojë e mbyllur, deri sa të testohen dhe të marrin përgjigjen e testimeve të gjithë punonjësit e saj.
Konsullata vendosi pezullimin e punës, të mërkurën, pasi një punonjës i konsullatës, në shërbimin e aplikimit të pashaportave, u diagnostikua me Covid-19.
Ambasada njoftoi se të gjithë ambientet janë dezinfektuar, por për arsye sigurie, zyrat e konsullatës do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Në njoftim thuhet dhe se sistemi i amabsadës ka pësuar një defekt teknik, për të cilin po punohet që të zgjidhet sa më shpejt.