Konsumimi i vezëve mund të jetë i rrezikshem për shëndetin

Nga Exit News
Konsumimi i vezëve mund të jetë i rrezikshem për shëndetin

Vitet e fundit diskutimet nëse duhet ose jo të konsumojmë vezëve ose sa sa vezë duhet të konsumojmë duket se janë shuar nga vetëdija publike. Por a ka ndryshuar vërtet mendimi për vezët?

“Ende është e rrezikshme të konsumosh shumë vezë, por nuk keni pse t’i hiqni plotësisht ato. Sa mund të hani varet nga gjendja juaj shëndetësore. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon deri në një vezë në ditë për shumicën e njerëzve, më pak për njerëzit me kolesterol të lartë në gjak, veçanërisht ata me diabet ose që vuajnë nga sëmundjet kardiake, dhe deri në dy vezë në ditë për të moshuarit me nivele normale të kolesterolit dhe që mbajnë një dietë të shëndetshme”, shprehet për Washington Post, Linda Van Horn, profesoreshë dhe shefe e sektorit të të ushqyerit në Departamentin e Mjekësisë Parandaluese në Universitetin Northwestern.

“Në vitet 1960 dhe ‘1970, vezët u panë si armiku publik kryesor për zemrën, kryesisht sepse shkencëtarët kishin zbuluar se nivelet e larta të kolesterolit në gjak rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vezët kanë shumë kolesterol,” thotë Bonnie Liebman , drejtor i të ushqyerit në Qendrën për Shkencë në Interes Publik.

Sidoqoftë, yndyrërat në ushqime si mishi i kuq, gjalpi, djathi dhe bulmetrat e tjera me yndyrë të plotë rrisin kolesterolin në gjak më shumë se sa vezët.

Pra, vezët mund te konsumohen çdo ditë pa probleme, por studiuesit e ushqimit shprehen se nëse i shoqëroni ato me proshutën, sallamin dhe gjalpë – të gjitha të pasura me yndyra të ngopura – atëherë jeni duke rrezikuar shëndetin tuaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>