Kopshti Botanik do të qendrojë në pronësi të Universitetit të Tiranës, sipas vendimit të Gjykata Administrative, të publikuar më 7 maj. Gjykata hodhi poshtë vendimin e Këshillit të Ministrave të muajit qershor 2020. Tani do të shohim nëse Bashkia Tiranë do të apelojë vendimin e gjykatës.
Historia e kalimit të pronësisë së truallit të Kopshtit Botanik nga UT tek Bashkia Tiranë:
Qeveria vendosi më 2019 transferimin e pronësisë dhe administrimin e Kopshtit Botanik të Tiranës nga qeveria dhe Universiteti i Tiranës tek Bashkia Tiranë.
Vendimi i dha të drejtën bashkisë ta përdorë kopshtin “për ushtrimin e funksioneve të veta”, pa qartësuar këto “qëllime”, duke i lënë hapësirë bashkisë për çdo gjë.
Kopshti ka qenë pronë shtetërore nën administrimin e Universitetit të Tiranës, ndërsa tani ai do të jetë pronë lokale bashkiake.
Si pronë shtetërore, kopshti nuk mund të tjetërsohej veçse me procedurë të hapur konkurimi dhe me vendime qeverie e ligje Kuvendi.
Ndërsa vendimi i dha të drejtën Bashkisë Tiranë, të tjetërsoj me një vendim të thjeshtë të Këshillit Bashkiak Tiranë.
Për të ruajtur në dukje interesat studimore të Universitetit, vendimi saktësonte se Bashkia nuk mund të ndryshonte destinacionin e pronës dhe duhet të bëjë një marrëveshje me Universitetin për përdorimin e tij.
Më 15 nëntor 2019, rektori Mynyr Koni ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit, kundër vendimit, e cila ia kaloi për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Më 14 nëntor 2019 Bashkia Tiranë po përpiqej për marrëveshje me universitetin, por që Rektori i UT-së, Koni pranoi të firmoste asgjë pa përfunduar gjyqi.
Bashkia Tiranë i dërgoi edhe Senatit Akademik kërkesë për marrëveshje. Në shkresat e Bashkisë thuhej se është i hapur të reflektojë në projekt, propozime nga UT.