Deputeti i grupit Demokrat në parlament, Korab Lita tha se kërkesa e opozitës parlamentare për listat e hapura është parimore dhe se ata do të vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e saj.
Duke folur në seancën plenare të 2 korrikut, Lita e quajti ‘parodi’ dhe ‘dështim total’dakordësinë e arritur në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, pasi sipas tij asgjë e rëndësishme nuk ndryshon me këtë reformë.
Ai tha se ndryshimet kushtetuse të 2008-ës, që lanë në dorë të kryetarëve të partive listat për deputetë, ishin një manovër të për të bërë të plotfuqishëm kryetarët e partive dhe sot Kryeministri Rama e ka vërtetuar këtë gjë.
Lita tha se një prej arsyeve se përse ai dhe të tjerët pranuan mandatet e lëna nga PD e LSI është pikërisht rikthimi i garës mes deputetëve:
‘12 vite më pare, vendosën të mbyllin listat e deputetëve dhe kjo ishte shmangia e hyrjes së bajraktarëve që siguronin vota me para e forcë, por kjo nuk e parandaloi këtë fenomen, pasi parlamenti u mbush me kriminelë dhe llum.
Ndryshimet kushtetuese në 2008 ishte thjeshtë një manovër për të bërë kryetarët e partive të plotfuqishëm dhe sot kemi shembullin e Ramës që ka gjithçka në dorë.
Opozita pranoi mandatet për të mbajtur në funksion parlamentin dhe të sillte garën mes deputetëve me lista të hapura. Nisma jonë për ndryshimin e kushtues nuk është individuale por parimore.’