Autoritetet e Koresë së Jugut kanë nisur hetimet për vdekjen e dy personave, të cilët humbën jetën pasi u vaksinuan kundër COVID-19 me AstraZeneca, por ende nuk dihet nëse vaksinimi ka ndikuar.
AstraZeneca tha se ishte në dijeni të hetimit nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).
Por siguria e vaksinës është studiuar gjerësisht dhe të dhënat konfirmojnë se ka tolerancë të mirë, tha kompania.
“KDCA është duke kryer sondazhe epidemiologjike me autoritetet përkatëse lokale , për të konfirmuar çdo lidhje me vaksinimin,” tha Drejtori i KDCA Jeong Eun-kyeong në një konferencë.
Por ende nuk konfirmoi ndonjë lidhje shkakësore për vdekjen e dy persona me vaksinën.
Jeong tha se nuk kishte asnjë rast vdekje nga marrja e vaksinave COVID-19 të zhvilluara nga AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech.
KDCA tha se nga njerëzit që kishin marrë vaksinat e koronavirusit, 207 kishin reagime anësore, duke përfshirë tre raste të reaksioneve të rënda alergjike.
Koreja e Jugut filloi vaksinimin e popullsisë së saj javën e kaluar. Deri të martën 85 904 njerëz kanë marrë dozat e para të vaksinës AstraZeneca dhe 1 524 u vaksinuan me Pfizer, tha KDCA në një deklaratë.
Koreja e Jugut raportoi 444 raste të reja me COVID-19 të martën, nga 344 të hënën, duke rritur infektimet e përgjithshme në 90 816 dhe 1 612 viktima.