Korea e Jugut regjistroi më shumë vdekje se lindje në 2020

Nga Exit News
Korea e Jugut regjistroi më shumë vdekje se lindje në 2020

Korea e Jugut gjatë vitin 2020 ka regjistruar më shumë viktima se sa lindje.

Kjo ka ndodhur për herë të parë në Korenë e Jugut dhe ka ngritur alarmin për vendin që ka tashmë normën më të ulët të lindjeve në botë.

Sipas të dhënave të regjistruara në Kore, vetëm 275,800 foshnje kanë lindur në 2020, 10% më pak se në vitin 2019. Ndërkohë rreth 307,764 njerëz kanë humbur jetën.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in muajin e kaluar miratoi disa politika që synojnë adresimin e nivelit të ulët të lindjeve. Ndër të tjera paketa përfshin edhe stimuj me para për familjet, në mënyrë që të lindin më shumë fëmijë.

Nga viti 2022, çdo fëmijë i lindur do të marrë rreth 1,800 dollarë në fillim dhe nga 270 dollarë çdo muaj, derisa të bëhet një vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>