Korea e Jugut do të investojë 2.2 bilion$ për t’u kthyer një ndër pesë prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave në botë.
Sipas raportimi të Reuters, komentet u bënë nga presidenti i vendit, Moon Jae-in në një takim të një komiteti publik-privat, që kishte si qëllim gjetjen e rrugëve për të mbushur boshllëkun global për prodhim dhe furnizim me vaksina.
“Ne do të përpiqemi të bëjmë një hap përpara për t’u bërë një nga pesë prodhuesit kryesorë globalë të vaksinave deri në vitin 2025,” u shpreh Moon në takim.
Moon deklaroi se do të përcaktonte prodhimin e vaksinave COVID-19 si një nga tre teknologjitë strategjike kombëtare, së bashku me gjysmëpërçuesit dhe bateritë.
Prandaj, vendi do të rrisë investimet në këtë fushë, do të inkurajojë investime të tjera me politika të ulëta fiskale apo stimuj të tjerë për të ndihmuar firmat të lokalizojnë materialet, pjesët dhe pajisjet.
Projekti synon edhe të përgatisë rreth 200 shkencëtarë të rinj mjekësorë, 10,000 profesionistë të testimeve klinike dhe 2,000 punonjës të prodhimeve bio çdo vit, shtoi ai.
Moon po shpreson të bashkëpunojë në këtë sektor me vende si Britania, Gjermania apo vende të tjera, që mund të jenë të interesuara të investojnë.
Moon dhe presidenti SHBA-së, Joe Biden ranë dakord në maj që të bashkojnë ekspertizën amerikane dhe kapacitetet koreanojugore për prodhimin e vaksinave dhe deri në fund të vitit Koreja e Jugut pretendon të ketë gati vaksinën e saj rMRA.