Korea e Veriut raporton mungesë infektimesh nga Covid-19

Korea e Veriut raporton mungesë infektimesh nga Covid-19

Korea e Veriut ka raportuar 0 raste infektimi me Covid-19 pranë OBSH-së, sipas një raporti të cituar nga Associated Press.

Përfundimi, i cili ka pak besueshmëri, iu komunikua OBSH-së pas testimit të 733 personave mes 4 dhe 10 qershorit.

Ekspertët dyshojnë pretendimet mbi mungesën e virusit për shkak të kushteve të dobëta dhe faktit se aleati kryesor tregëtar i Koresë së Veriut mbetet Kina, me të cilën vazhdon shkëmbimet tregëtare.

Ndërkohë, vendi gjendet në gjendje karantine dhe ka ndaluar turistët, diplomatët e ka kufizuar më tej tregëtinë.

Pandemia cilësohet “çështje të ekzistencës kombëtare” dhe për këtë shkak, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un gjatë një konference javën e kaluar u bëri thirrje zyrtarëve të mbështesin kufizimet e zgjatura kundër Covid-19.

Situata ekonomike u rëndua edhe më tepër vitin e fundit për shkak të izolimit të thelluar dhe sanksioneve amerikane.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>