Korea e Veriut refuzon 3 milionë vaksina Covid-19

Nga Exit News
Korea e Veriut refuzon 3 milionë vaksina Covid-19

Koreja e Veriut refuzoi gati tre milionë vaksinat që i janë ofruar për të luftuar koronavirusin, raporoi REL.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se Phenjani kërkoi dërgimin e vaksinave në vende më të goditura, për shkak të mungesave globale të vaksinave.

Programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka ofruar shtetit komunist vaksina kineze Sinovac.

OBSH-ja tha se, deri më 19 gusht, Koreja e Veriut nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Rreth 37,000 njerëz – përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor – janë testuar dhe të gjithë kanë dalë negativë, tha OBSH-ja në raportin e saj javor për situatën.

Koreja e Veriut ka vendosur masa të rrepta kundër koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

Ajo ka qenë ndër vendet e para që ka mbyllur kufijtë në janar të vitit të kaluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>