Korea e Veriut shpall gjendjen e emergjencës për koronavirusin

Nga Exit News
Korea e Veriut shpall gjendjen e emergjencës për koronavirusin

Korea e Veriut deklaroi gjendjen e emergjencës pasi një person i infektuar me koronavirus ishte kthyer nga Koreja e Jugut, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin, raporton The Guardian bazuar në mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

Kim Jong-un mblodhi një takim urgjentë të drejtuesve politikë të vendit si përgjigje ndaj asaj që ai e quajti një “situatë kritike në të cilën mund të thuhet se virusi i mbrapshtë hyri në vend”, njoftoi televizioni shtetëror KCNA i Koresë së Veriut.

Një person që kaloi në mënyrë të paligjshme në Korenë e Jugut tre vjet më parë dhe u kthye sërish tani në qytetin e Kaesong të Koresë së Veriut ka shfaqur simptoma të Covid-19, sipas KCNA.

“Një ngjarje emergjente ka ndodhur në qytetin Kaesong ku një arratisje që shkoi në Korenë e Jugut tre vjet më parë, dyshohet të jetë infektuar me virusin e mbrapshtë. Ajo u kthye në 19 korrik pasi kaloi në mënyrë të paligjshme linjën e demarkacionit”, tha KCNA.

Agjensia nuk thotë nëse personi ishte testuar, por tha se një “rezultat i pasigurt ka dalë nga disa kontrolle mjekësore të sekretimit të organit të sipërm të frymëmarrjes dhe gjakut”, duke bërë që zyrtarët duhet të karantinojnë personin dhe të hetojnë çdo kontakt të tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>