Koreja e Jugut ka raportuar më shumë se 500 raste të reja me koronavirus. Shpëjtësia e përhapjes së infeksioneve është më e rëndë se sa vala e parë e virusit.
330 raste u raportuan në Seul, ku banojnë 51 milionë banorë. Vatrat e përhapjes së virusit kanë qënë spitalet, shkollat, palestrat, baret. Raste të reja infektimesh u raportuan edhe në qytetin e Daegu, epiqendra e virusit në muajin shkurt dhe mars.
Rritja e infektimeve erdhi pasi qeveria lehtësoi masat për distancimin social për shkak të dobësimit të ekonomisë, duke lejuar funksionimin e klubeve të natës dhe rikthimit të spektatorëve në stadium.