Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit humbi jetën nga Covid-19 një qytetar.
Ndërkohë, nga testimi i 2 117 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 7 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 103 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 104 894 raste.
Mbeten 434 raste aktive.