Një grup shkencëtarësh i raportuan Shtëpisë së Bardhë të mërkurën se studimet e tyre provojnë se koronavirusi mund të përhapet jo vetëm nga teshtima ose kollitjet, por edhe vetëm nga të folurit apo frymëmarrja, sipas CNN.
“Megjithëse studimet specifike për koronavirusin aktualsht janë të kufizuara, rezultatet e studimeve të deritanishme tregojnë se virusi përhapet në ajër nga frymëmarrja nrmale,” i shkroi Shtëpisë së Bardhë Dr Harvey Fineberg, kryetar i një komisioni të Akademinë Kombëtare të Shkencave të SHBA.
Fineberg i tha televizionit CNN se ai vetë do të nisë të mbajë në fytyë një maskë, shall apo shami kur të shkojë në dyqan.
Dr Anthony Fauci, shkencëtari kryesor pranë Presidentit Trump për epideminë e koronavirusit, tha për CNN se qeveria amerikane po e diskutonte fort mundësinë për t’i rekomanduar popullatës mbajtjen e maskave të çfarëdoshme.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, virusi përhapet nga një person te tjetri kur njerëzit ndodhen afërsiht dy metër larg, përmes dromcave të teshtimës apo kollës nga një person i infektuar.
Fineberg tha se kjo është sigurisht e vërtetë, por virusi transmetohet edhe përmes të folurës dhe frymëmarjes.
Virusi ka aftësinë të qëndrojë në ajër dhe mund të infektojë ata që kalojnë aty.
Studime në dhomat e pacientëve kanë zbuluar se virusi është gjetur edhe 6 metër karg krevateve të pacientëve.
Koha gjatë së cilës virusi mund të qëndrojë në ajër varet nga faktorë si sasia e tij dhe qarkullimi i ajrit. Në një dhomë të mbyllur ai mund të qëndrojë për një kohë të gjatë, ndërsa era mund ta shpërndajë.