
Dy pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Përmet.
Një prej tyre është nja arkëtare në OSSHE, ç’ka ka detyruar institucionin që të mbyllë sportelin e pagesave.
Ndërsa i infektuari tjetër është në fshatin Kosinë.
Nuk dihet ende se si janë infektuar pacientët.
Instituti i Shëndetit Publik po vijon hetimin epidemiologjik dhe testimin e personave të kontaktit.