Korrupsioni dhe pushteti i pakufizuar i qeverisë, problemet kryesore të vendit

Nga Exit News
Korrupsioni dhe pushteti i pakufizuar i qeverisë, problemet kryesore të vendit

Dy problemet kryesore të Shqipërisë janë pushteti i pakufizuar i qeverisë dhe korrupsioni. Sipas të dhënave të analizuara nga Indeksi i Sundimit të Ligji, për vitin 2020, Shqipëria renditet e 78 nga 128 vende të botës, për zbatimin e ligjit. Vendi u vlerësua me 05, pikë nga 1 pikë në total.

Nga 8 kategori të vleresuar, vendi u vlerësua dobët nga 0.3 pikë nga 1 në total për praninë e korrupsionit në qeveri, në drejtësi dhe në hartimin e ligjeve. Ndërsa për korrupsionin në polici, vendi u vlerësua me 0.52 pikë nga 1 në total.

Gjithashtu dobët renditet në pjesën e drejtësisë civile ku përfshihet aksesi, diskriminimi, korrupsioni në gjykata si dhe moszbatimi i vendimeve.

Ndërsa, vlerësohet më mire në respektimin e të drejtave themelore si liri e shprehjes, liri e besimit, diskrimin racor, e drejta e pjesmarrjes dhe organizimit, si dhe e drejta e punës.

Shqipëria vlerësohet me 1 pikë në çështjet e konflikteve civile, ku bëjnë pjesë konfliktet etnike, rajonale, fetare. Pra, vendi nuk ka asnjë konflikt civil.

Çfarë është Raporti i Indeksit të Sundimit të Ligjit?

Raporti i Indeksit të Sundimit të Ligjit në kuadër të Projektit Botëror të Drejtësisë (WJP) 2020 u përgatit nga Projekti Botëror i Drejtësisë.

Ai botohet çdo vit dhe mat sundimin e ligjit bazuar në përvojat dhe perceptimet e publikut të gjerë dhe praktikuesve dhe ekspertëve ligjorë të vendeve të analizuara.

Rezultatet dhe renditjet kryehn bazuar në më shumë se 130,000 sondazhe dhe 4,000 intervista të praktikantëve dhe ekspertëve në të gjithë botën.

Indeksi i Rregullit të Ligjit rendit 128 vende bazuar në tetë faktorë: kufizimet në pushtetin e qeverisë, mungesa e korrupsionit, qeveria e hapur, të drejtat themelore, rendi dhe siguria, zbatimi i ligjit, drejtësia civile dhe drejtësia penale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>