Kosova 23 viktima nga COVID, ulet numri i të shtruarve në spitale

Nga Exit News
Kosova 23 viktima nga COVID, ulet numri i të shtruarve në spitale

Në Kosovë kanë humbur jetën edhe 23 persona nga COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të dielën.

Rastet e infektimeve kanë ardhur në rënie, 424 në 24 orët e fundit që përbëjnë rreth 5% të testuarve.

Ndërkaq njoftohet se janë shëruar edhe 1 324 pacientë ndërsa raste aktive janë 17 625.

Situata paraqitet e përmirësuar edhe në spitale pasi vetëm 56 pacientë të infektuar janë në gjendje të rëndë.

Gjithësej në spitale po trajtohen 846 pacientë.

Deri të premten në mesditë, në Kosovë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit 357 197 qytetarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>