Kosova autorizon vaksinimin e personave nën 18 vjeç

Nga Exit News
Kosova autorizon vaksinimin e personave nën 18 vjeç

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar do të fillojë vaksinimin kundër Covid-19 të personave nën 18 vjeç.

Sipas një raportimi nga Radio Evropa e Lirë, qeveria ndryshoi Planin Shtetëror të Vaksinimit duke lejuar vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer.

Ndërkohë, për grupmoshën 12-15 vjeç vaksinimi “do të bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”.

Vendimi u bazua mbi vendimin e rregullatorëve të barnave në BE dhe SHBA për miratimin e vaksinës Pfizer/BioNTech për moshat mbi 12 vjeç.

Kosova ka vaksinuar plotësisht mbi 200 mijë persona, ndërkohë që 550 mijë kanë marr të paktën një dozë.

Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan, që nisi fushatën e vaksinimit në mars 2021 pwr shkak tw vwshtirwsive nw sigurimin e vaksinave.

Kosova deri tani ka përdorur vetëm vaksina që kanë marr autorizimin e Agjensisw Evropiane të Barnave (EMA) si Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>