Kosova dërgon ndihmë për zjarret në Kukës

Nga Exit News
Kosova dërgon ndihmë për zjarret në Kukës

Kosova ka dërguar të hënën ndihmë për shuarjen e vatrave të zjarrit në Kukës, sipas një raportimi nga Gazeta Express.

Ndihma erdhi me kërkesë të kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, pasi situata me zjarret u përkeqësua.

Një vatër e konsideruar si jashtë kontrollit në Kukës është ajo e Majës së Rrunës, sidomos në pjesë sipër tunelit të Kalimashit, ku autoritetet e konsiderojnë të vështirë ndërhyrjen.

Flakët, të ndihmuara nga era, rrezikojnë të prekin zona të banuara.

Kosova ka dërguar rreth 100 forca zjarrëfikëse, prej të cilëve 50  raportohet se do të operojnë tek zona e quajtur Laku i Thive, ku zjarri po lëviz në drejtim të fshatit Shëmri, për të cilin janë marr masa për një evakuim të mundshëm në rast se zjarret nuk zmbrapsen.

50 forcat e mbetura do të vendosen tek Qafa e Kumbullë, i cili po shkon në drejtimin e fshatit Trull, Njesia Administrative Surroj.

Autoritetet vendore kanë ndërhyrë nga toka dhe ajri, por ato kanë kapacitete të kufizuara në njerëz dhe mjete për të luftuar zjarret, ende pa u përhapur më gjerë.

Dhjetra vatra zjarri kanë shpërthyer në vend dy javët e fundit, ku aktualisht rrezik përbën ai i Karaburunit, në zonën e quajtur Gropat e Pirit, pasi mund të prek Parkun Kombëtar të Llogarasë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>