
Kosova dhe Shqipëria janë ndër vendet evropiane me numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 për 100 mijë banorë gjatë dy javëve të fundit, sipas një tabele të publikuar nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.
Kosova renditet e treta në Evropë, ndërsa Shqipëria e gjashta.
Numrat në të dy vendet u rriten pasi u hapën.
Qeveria e mëparshme e Albin Kurtit ishte ndër vendet më të suksesshme në Evropë, për luftën ndaj koronavirusit, pavarësisht krizës kushtetuese.
Kryeministri Edi Rama vendosi masa të rrepta kundër koronavirusit. Masat ndihmuan në mbajtjen e ulët të numrave
Të dielën, Osmani i bëri thirrje Kosovës të intensifikojë përpjekjet kunder covid-19.
Gjithashtu, edhe qeveria shqiptare i ka bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat e distancimit social.