Ministri kosovar i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi të mërkurën për një ashpërsim të masave anti-Covid duke filluar nga e hëna e ardhshme, ku personat që do të duan të frekuentojnë baret e restorantet duhet të paraqesin provë imunizimi, qoftë test negativ, serologjik apo çertifikatë vaksinimi.
Duke raportuar në Parlament, ai bëri me dije se shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura edhe pas 26 shtatorit, afati i masave në fuqi.
Ai tha se masa ishte rekomanduar nga instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe se qeveria do të marr masa që, me hapjen e institucioneve arsimore, të mos ketë më mbyllje të mëtejshme.
Ndërkohë, Vitia
Qeveria kosovare po përballet me kritika nga opozita, që e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë, për shkak të numrave të lartë të infektimit dhe viktimave muajin që lamë pas. Vitia, ndërkohë, këmbënguli se masat kanë dhënë fryte dhe kanë ulur infektimet e se niveli i vaksinimit në vend ishte rritur.