Kosova drejt liberalizimit të vizave, KE jep rekomandim pozitiv

Kosova drejt liberalizimit të vizave, KE jep rekomandim pozitiv

Kosova ka bërë progres dhe ka plotësuar kriteret e vendosura nga BE për liberalizimin e vizave, ndaj Komisioni Evropian do të rekomandojë lëvizjen e lirë të shtetasve kosovarë.

Këtë lajm e bëri publik Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë .

Komisioneri Avramopoulos deklaroi:

“Një kapitull i rëndësishëm në historinë tonë të përbashkët: Kosova i plotëson kriteret për liberalizim të vizave. Pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Tash, ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. ”

Rekomandimi i Komisionit do të votohet nga Parlamenti Evropian më 29-30 gusht dhe më pas do të votohet sërish nga Këshilli i Ministrave të BE-së.

Sot në orën 16:30, komisioneri Avramopoulos do të mbajë një konferencë zyrtare për shtyp bashkë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ku do të japin lajmin për median.

Ndërkohë të tjerë drejtues të lartë të Kosovës e kanë quajtur këtë hap si shumë të rëndësishëm  dhe janë shprehur optimist se votimi nga institucionet e BE-së do të jetë pro qytetarëve kosovarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>