Kosova krijon zyrë ndërlidhëse me Europolin

Nga Exit News
Kosova krijon zyrë ndërlidhëse me Europolin

Kosova ka nënshkruar të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi me Europolin, e cila tashmë i mundëson hapjen e një zyrë ndërlidhëse me agjensinë evropiane të rendit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin Facebook.

“Sot, finalizuam nënshkrimin e marrëveshjeve me EUROPOL, me Drejtoreshën Ekzekutive Znj. Catherine De Bolle, përmes së cilave Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL dhe krijohet linjë e sigurtë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in,” shkruan Sveçala.

Sipas Sveçlës, marrëveshjet e tilla janë dëshmi e avancimit të bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it, përmes të cilës do të lehtësohet shkëmbimi i informacionit.

Ai e konsideroi hap të rëndësishëm për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Në fakt, Marrëveshja e Punës mes Kosovës dhe INTERPOL-it u nënshkruan në korrikun e vitit të kaluar. Fillimisht, Kosovës i lejohej të përcaktonte persona ndërlidhës, pjesë e strukturave të mbrojtjes së rendit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>