Kosova kujton 13 vjetorin e miratimit të Kushtetutës

Nga Exit News
Kosova kujton 13 vjetorin e miratimit të Kushtetutës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kujtoi të premten 9 prillin e vitit 2008, ditën kur Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën e vendit.

Konjufca uroi qytetarët e kosovës dhe tha se Kushtetuta ka mision ruajtjen e vlerave demokratike themelore, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë.

Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem – është vetë shteti. Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë”, shkruan ai.

Konjufca u shpreh se populli i Kosovës ka përshkruar një rrugë të gjatë e të vështirë drejt synimit për liri e pavarësi.

Prandaj sot, në Ditën e Kushtetutës, bashkë me urimin drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit, kujtojmë dhe i përulemi me respekt të përgjithmonshëm sakrificës sublime të brezave që gravuan Kushtetutën dhe vulosën themelet e shtetit tonë”, përfundon urimi.

Kushtetuta e Kosovës është e bazuar në dokumentin e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, sipas së cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt, 2008.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>