
Kosova nisi sot vaksinimin e mjekëve dhe qytetarëve mbimoshën 80 vjeç. Kryeministri Albin Kurti ishte i pari që u vaksinua në vend.
Më 28 mars, në Kosovë mbërritën 24 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca, përmes nismës Covax. Kosova ishte vendi i fundit në rajon, i cili nuk kishte nisur procesin e vaksinimit.
500 mjekë u vaksinuan para dy javësh në Kukës.