Kosova një hap më pranë liberalizimit të vizave

Kosova një hap më pranë liberalizimit të vizave

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) në Parlamentin Europian votoi sot pro liberalizimit të vizave për Kosovën, duke i hapur rrugë procesit të gjatë për të lejuar lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë në zonën Schengen.

Me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenim, anëtarët e LIBE miratuan raportin e Komisionit Evropian që rekomandonte liberalizimin e vizave.

Sipas Raportueses së Kosovës në PE, Tanja Fajon, Kosova dhe qytetarët e saj kanë përmbushur kriteret e vendosura nga BE për liberalizimin e vizave, ndaj kjo dritë jeshile është totalisht e merituar.

Pas votimit pro të komisionit, do të nevojitet dhe Parlamenti Evropian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së që të arrihet marrëveshja e plotë. Të gjitha procedurat e nevojshme nëpër institucionet e BE-së do të zgjasin të paktën 6 muaj, megjithëse zhvillimi i zgjedhjeve të reja për institucionet e BE-së. parashikuar për në muajt e parë të 2019-ës mund ta zvarrisë më shumë procesin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>