Kosova pa viktima, vetëm 3 raste të reja me COVID-19

Kosova pa viktima, vetëm 3 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur viktima nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 1105 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 3 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 5 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në  105 381 raste.

Mbeten 158 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 803 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 261 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 49 616 qytetarë, ndërkohë që 206 443 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>