Kosova po përgatit çertifikatën digjitale të vaksinimit

Nga Exit News
Kosova po përgatit çertifikatën digjitale të vaksinimit

Republika e Kosovës po punon për krijimin e çerifikatat digjitale të vaksinimit kundër COVID -19 me të gjitha standardet e sigurisë.

Aktualisht, Kosova lështon një kartelë vaksinimi me një kod QR, e cila po përdoret edhe për udhëtime në vendet e rajonit nga qytetarët Kosovar, por përbën problem për udhëtimin drejt vendeve të BE-së.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë për Radio Evropa e Lirë se janë duke punuar ngushtë me përgjegjës të Komisionit Evropian, që çertifikata digjitale të pranohet edhe për qytetarët e imunizuar të Kosovës.

Certifikata e gjelbër e vaksinimit të BE-së ka qënë operative që prej 1 korrikut 2021 dhe mundëson lëvizjen e lirë të 27 shteteve të  bllokut për qytetarët  e vaksinuar me vaksinat e autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Kosova, e cila ishte vendi i fundit në Ballkan që filloi në mars fushatën e vaksinimit deri tani ka vaksinuar plotësisht rreth 400 mijë qytetar, duke përdorur vetëm vaksina të njohura në BE.

Këtë javë pashaportës digjitale evropiane të vaksinimit iu bashkua edhe Shqipëria, paçka se ajo përjashton nga udhëtimi pa probleme qytetarët shqiptar të vaksinuar me vaksinën ruse Sputinik V dhe CoronaVac.

Por, përveç pashaportës së imunitetit, qytetarëve kosovar u duhet ende sigurimi i vizës për të udhëtuar për në vendet e BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>