Kosova pret të hënën 3500 vaksina Pfizer

Nga Exit News
Kosova pret të hënën 3500 vaksina Pfizer

Të hënën pasdite Kosova pritet të marr edhe 3500 vaksina Pfizer, pjesë e donacionit të Bashkimit Evropian.

Ky është furnizimi i tretë me doza nga BE-ja, e cila në total ka planifikuar të shpërndajë 95 000 vaksina për vendin.

Në fillim të majit, në Kosova mbërritën 4600 doza të së njëjtës vaksinë, të shoqëruara nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

3500 doza të tjera mbërritën në 11 maj.

Ajo ka siguruar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të dhuruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe rreth 10 mijë vaksinash nga Kroacia.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që ka siguruar vaksina vetëm përmes programeve të dhurimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>