Kosova regjistron 11 viktima dhe 202 raste të reja me Covid-19

Nga Exit News
Kosova regjistron 11 viktima dhe 202 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 2 810 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 202 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 94 174 raste.

Mbeten 8 841 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat:Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 105 188 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 173 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>