
229 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 1.294 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 51.731 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe 8.176 raste aktive. Në Kosovë janë shëruar 363 pacientë.
Prej tyre 1.340 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.