Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 3 262 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 269 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 449 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 93 528 raste.
Mbeten 9296 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat:Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 104 986 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 162 pacientë kanë humbur jetën.