Kosova regjistron 9 viktima dhe 269 raste të reja me Covid-19

Nga Exit News
Kosova regjistron 9 viktima dhe 269 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 3 262 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 269 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 449  pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 93 528 raste.

Mbeten 9296  raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat:Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 104 986 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 162 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>