Kosova ka shënuar numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit që prej marsit të 2020.
Autoritetet shëndetësore raportuan të dielën për 36 viktima dhe 1630 raste të reja të infektuarish nga 11 017 teste.
Aktualisht në Kosovë ka 26 575 të infektuar me koronavirus, mbi 1 mijë janë shtruar në spitale dhe 61 paraqiten në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113 699.
Në total, në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 269.312 persona.