Kosovë, 12 viktima dhe 271 të infektuar të rinj me Covid

Nga Exit News
Kosovë, 12 viktima dhe 271 të infektuar të rinj me Covid

271 të infektuar të rinj janë zbuluar në Kosovë në 24 orët e fundit, shifër që prej disa ditësh po ulet.

12 pacientë me Covid kanë humbur jetën, duke e çuar totalin e viktimave në 1,284.

Po ashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 417 pacientë.

Të dhënat u bënë publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë zbuluar 49,577 të infektuar, prej të cilëve 37,572 janë shëruar, 1,284 kanë humbur jetën dhe 10,721 janë ende të sëmurë aktivë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>