Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëri me dije të mërkurën se në vend u regjistruan sërish 14 viktima në 24 orët e fundit.
Nga 3 470 mostra të marra, si dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, kanë rezultuar 923 raste të reja pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë, duke e çuar në 74 754 numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot.
Mbeten ende 13 804 raste aktive.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve, qysh prej fillimit të pandemisë, shkon në 90 430, prej të cilëve 1 872 raste kanë humbur jetën.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).