Kosovë, 234 raste të reja dhe 7 viktima me Covid

Nga Exit News
Kosovë, 234 raste të reja dhe 7 viktima me Covid

Në Kosovë, ditën e mërkurë, janë regjistruar 234 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1.181 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë.

Ndërkohë këto 24 orë janë shëruar 564 pacientë.

Aktualisht në Kosovë ka një total prej 51.144 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1.332 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa 8.825 janë ende aktivë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>