
Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 828 kanë rezultuar pozitivë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar, sipas Koha.net se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 744 pacientë. IKSHPK-ja ka njoftuar se janë testuar 5.102 persona.
Që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 1.744 persona, janë infektuar 80.621 ndërsa janë shëruar 67.065.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç).