Doktoresha në Klinikën Infektive, Jehona Zhuti tha se është faj i partive politikë që janë rritur rastet me Covid-19 në Kosovë.
“Për një moment hoqëm dorë prej zbatimit të masave si popull, dhe këtu po përfshijë të gjitha klasat, unë kisha thënë që pak ishin edhe këto fushatat elektorale dhe e kemi pritur një gjë të tillë, për shkak se nuk kishte respektim të masave assesi, veçse u pa dhe kemi qenë të përgatitur që ka me pas rritje të numrit pikërisht prej kësaj”, tha ajo.
Në një intervistë për Ekonomia Online drejtoresha tha se është nevojë urgjente sigurimi i vaksinave anti-Covid.
“Sa i përket vaksinës duhet me u krijua një strategji qysh me e sjell vaksinën këndej, duhet edhe me veprua sepse është një nevojë urgjente dhe të gjinden kanalet e komunikimit që të sigurohet vaksina sa më shpejtë dhe kishte me qenë lehtësim goxha i madh që me përballu gjendjen në të cilën jemi”,tha Zhuti.
Gjatë intervistës ajo foli edhe për variantin e ri të Covid-19 ku tha se nuk ka informacione nëse ka mbërritur në Kosovë.