Kosova nisi shpërndarjen e 160,500 vaksinave kundër gripit sezonal, raporton Radio Evropa e Lire.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se janë duke siguruar edhe 50,000 vaksina të reja kundër gripit sezonal.
“Është dyfishi i vaksinave të siguruara nga viti i kaluar dhe shpresojmë që gjithçka do të shkojë në rregull, qytetarët do të vaksinohen, grupet të cilat quhen të rrezikuar dhe janë të nevojshme që ta marrin këtë vaksinë”
Këtë vit është parashikuar që të vaksinohen rreth 500 mijë qytetarë kundër gripit sezonal.