Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u identifikuan 914 raste të reja me Covid19
Insitituti i Shendetit në Kosovë raportoi se brenda 24 orëve u raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 87.981 raste nga 414.902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.840 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, u shëruan 602 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72.415 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.726.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 302 raste, Gjakovë 77 raste, Prizren 65 raste, Gjilan 64 raste, Mitrovicë 60 raste, Lipjan 46 raste, Ferizaj 38 raste, Pejë 31 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Klinë 25 raste, Kamenicë 22 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 19 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Dragash 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Istog 4 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Hani Elezit, Graçanicë, Shtime dhe Viti.